Këngëtarja shqiptare bëhet nënë: Zbulon emrin e veçantë të bebes

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë: Zbulon emrin e veçantë të bebes

Para vetëm katër javësh, Olta Boka zbuloi se ajo është në pritje të ëmbël, njofton Insajderi. Ishtë përfolur një kohë, mirëpo thashethemeve u erdhi fundi me një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku aj njoftoi se ishte afër fundit të këtij rrugëtimi që do rifillonte me ardhjen në jetë të vajzës që po pret.

Gjatë ditës së djeshme, me një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo konfirmoi se vajza e saj tashmë erdhi në jetë – një vogëlushe e shëndetshme që e quajtën Gaia Rrokaj.

“Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajse dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty sic bën Zoti me engjëjt e Tij!” – shkruan ajo në postimin e ndarë në Instagram.

Pas këtij lajmi të ëmbël, ajo që mori vëmendje ishte edhe emri i veçantë i vogëlushes.

Sipas Behind the Name, Gaia rrjedh nga fjala greke γαῖα (gaia), një formë paralele e γῆ (ge) që do të thotë “tokë”. Në mitologjinë Greke Gaia ishte perëndesha nënë që kryesoi tokën. Ajo ishte e shoqja e Uranit dhe nëna e Titanit dhe Ciklopit. Ky emër është relativisht i shpeshtë në shtetet si Franca, Italia dhe Norvegjia. /Insajderi.com