Këngëtarja shqiptare e pranon haptazi: ‘Po, kam bërë hundën’

Këngëtarja shqiptare e pranon haptazi: ‘Po, kam bërë hundën’

Ndërhyrjet estetike nuk janë më një tabu për t’u bërë, por për t’u pranuar ende po. Shpesh personazhe që kanë dallim të dukshëm në një tipar të caktuar, refuzojnë ta pranojnë publikisht ndërhyrjen. Por ky nuk është rasti i këngëtares shqiptare, Gerta Mahmutaj.

E ftuar në emisionin “Trokit”, ajo ka pranuar pa asnjë kompleks se ka bërë një ndërhyrje estetike në fytyrë, për të pasur hundën që gjithnjë dëshironte.

“Kam bërë hundën.Nuk e kisha fare me mëdyshje, e kam pasur gjithmonë të fiksuar në kokë që ishte një tipar që do ta ndryshoja. Se kur, se qysh, se tek- këtë nuk e dija, thjesht isha e vendosur që do ta bëja një ndërhyrje në hundë. Nuk kam pasur as devijacion, as gërhitje, merrja frymë shumë mirë, kam qenë shumë mirë, thjesht ishte çështje estetike. Ishte i vetmi tipar që kërkoja ta strukturoja dhe ta kisha në proporcion me pjesën tjetër të fytyrës.”

Por ç’mendim ka për të gjithë personazhet e tjerë që i mohojnë ndërhyrjet estetike?

“Do më vinte për të qeshur. Nuk i referohem çfarë dëgjoj, por te vetja ime për shembull do më vinte për të qeshur po të thoja nuk e kam bërë. Pse? Sepse është një gjë që duket. Mjafton të marrësh një foto apo një klip të viteve më parë. Nuk jam e kompleksuar të zhduk fotot apo videot.”