Këngëtarja shqiptare e pranon se është në lidhje

Këngëtarja shqiptare e pranon se është në lidhje

Një muaj më parë, këngëtarja Dafina Dauti pranoi publikisht se është e dashuruar me këngëtarin Tafil Kurteshi.

“Është përfol dhe me të drejtë. Po, është e vërtetë, po e them për herë të parë. Ka disa muaj që unë dhe Tafili jemi në lidhje dhe jemi shumë të lumtur bashkë dhe shumë falënderues që kemi gjetur njëri-tjetrin”.- tha ajo.

Në një intervistë dyshja ka treguar  për herë të parë se këngëtarja  është në pritje të ëmbël.

Ne kemi disa kohë që jemi bashkë dhe normalisht që kur ju kemi treguar fëmijëve, kanë qenë pak konfuz dhe kanë bërë një reagim që do e bënin mbase gjithë fëmijët. Por, sot, Liza (vajza e Dafinës) ka një raport shumë të mirë me Tafilin”, ka thënë ajo.