Keq e më keq për Ballkanin!

Keq e më keq për Ballkanin!

Ballkani ka bërë edhe një hap prapa në rrugë drejt titullit të parë të superligës, në histori të klubit.

Pasi e ndali Drenica pa gola në stadiumin e vet, edhe Flamurtari doli asht i fortë për ekipin që drejtohet nga Ismet Munishi.

Loja e zhvilluar në Prishtinë, mes Flamurtarit dhe Ballkanit, e vlefshme për xhiron 24, përfundoi 0:0.

Aktualisht, Ballkani është në vendin e dytë me 46 pikë, porse ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Me fitore eventuale të Prishtinës, Ballkani bie në vendin e tretë, pasi vetëm në dy ndeshjet e fundit ka lëshuar katër pikë.

Flamurtari është jashtë zonës së rrezikshme, për momentin në vendin e tetë me 29 pikë nga 24 ndeshje. /Insajderi.com