Keqpërdorën 17 milionë euro, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara

Keqpërdorën 17 milionë euro, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara

Sot në Gjykatën Penale duhet të fillojë gjykimi për rastin ”Trust” ku si i akuzuar i parë është drejtori i kompanisë ”Transmet” Sead Koçan i cili dyshohet për keqpërdorim të dokumenteve për të fituar tender në SH.A ‘Elem’, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Përveç Sead Koçanit, në këtë gjykim pritet të gjykohen edhe dy persona fizik e tre persona juridik që janë të lidhur me kompanitë ”Transmet”, ”Seleks dhe ”Vato Dooel” nga Studeniçani.

Mendohet se Koçan me shokë kanë keqpërdorë 17 milionë euro, para të qytetarëve nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.