Keqpërdorime në tenderë, Gazetari: Këta nuk dëshirojnë me i kritiku edhe kur e kanë keq

Keqpërdorime në tenderë, Gazetari: Këta nuk dëshirojnë me i kritiku edhe kur e kanë keq

Gazetari Lavdim Hamidi, që drejton portalin FrontOnline, ka një karrierë që ka raportuar për keqpërdorime të qeverive në Kosovë. Shumë hulumtime edhe për tenderë. Ajo çka ai  ka vërejtur prej kur nisi pandemia në këtë fushë është shqetësuese.

Në një intervistë për InDoks, Hamidi ka thënë se koha e pandemisë ka qenë e artë për zyrtarët e korruptuar në prokurorime publike.

“Realisht këto javët e pandemisë në kohë kanë qenë të arta për zyrtarët e korruptuar të zyrave të prokurimit publik. Kosova radhitet në shtetet më të korruptuar në fushën e prokurimit, në të gjitha raportet ndërkombëtare, për shkak të korrupsioni në këtë kohë nuk po zhvillohen procedurat e prokurimit ku po zgjidhen vetëm tri kompani pa paralajmërim për shpalljen e tenderit, paramendo se çka ndodh në këtë vend.”

 

Pas publikimit të disa hulumtimeve për keqpërdorimeve të tenderëve në këtë kohë pandemie, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur asnjë reagim. Hamidi është shprehur se fenomeni kritikues ndaj kësaj qeveri mund të kthehet ‘bommerang’ nga ata.

“Shumë e vërtetë janë bërë imun prej kritikave tona edhe e kanë marrë me lehtësi, këta nuk dëshirojnë me i kritiku, edhe kur nuk kanë të drejtë kjo është e keqja, çdo herë që i kritikon vërshojnë kritika e akuza nga ana e tyre”, ka shtuar Hamidi/InsajderiInDoks