Keqpërdoruan pozitën zyrtare, ngritet aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur sot aktakuzë kundër dy të pandehurve, S. A., dhe H. Z., për shkak të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Keqpërdoruan pozitën zyrtare, ngritet aktakuzë ndaj dy personave

“Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur sot aktakuzë kundër dy të pandehurve, S. A., dhe H. Z., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit.zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP”, njofton Prokuroria e Prizrenit.

Prokuroria njofton se sipas aktakuzës, të pandehurit gjatë periudhës kohore 29 prill 2015 deri 8 maj 2015, në cilësi të personave  zyrtar,  duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit personit tjetër, dhe seriozisht ia kanë shkelur të drejtat personit tjetër.

“Me këto veprime dy të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit  zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /Insajderi.com