Keqtrajtoi fëmijët e saj për tre muaj, arrestohet gruaja në Graçanicë

Keqtrajtoi fëmijët e saj për tre muaj, arrestohet gruaja në Graçanicë

Një femër është arrestuar të martën në fshatin Çagllavicë të Graçanicës, nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj për tre muaj, njofton Insajderi.

Rastin në polici e ka raportuar bashkëshorti i saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare pasi që e njëjta sipas bashkëshortit të saj, në tre muajt e fundit vazhdimisht ka keqtrajtuar fëmijët e tyre. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet për tretman psikiatrik”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

E dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë./Insajderi.com