Keqtrajtoi psiqikisht nënën e tij, arrestohet

Keqtrajtoi psiqikisht nënën e tij, arrestohet

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti ka keqtrajtuar psiqikisht nënën e tij, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 17:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka keqtrajtuar psiqikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Insajderi.com