Kërcënimi me padi shkatërron propaganden e orkestruar të VV-së në Gjermani

Kërcënimi me padi shkatërron propaganden e orkestruar të VV-së në Gjermani

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi ka paralajmrua padi ndaj një personi i cili kishte bërë propagand në emër të votuesëve të LDK në Gjermani.

Ky person kishte thënë se 200 libreza të LDK-së do t’i kthehnë si rezultat i paknaqësisë me LDK-në në Prishtine.

Sipas Abrashit, ky person kishte bërë paraqitje të rrejshme duke falsifikuar librezat, dhe kështu pritet edhe të padite. Ndonëse postimi i këtij personi kishte shumë pëlqime dhe sharë nga aktivitët e VV.

“Sot në funksion të propagandës, ky Shefqeti, gënjeu se kinse 200 libreza të LDK-së do t’i kthejnë si rezultat i paknaqësisë me LDK-në në Prishtine. Pas kësaj informate, kontaktova degën e LDK-së në Gjermani. Pasi vërtetuam se në Magdeburg nuk kemi nëndegë, pasi librezat ishin të falsifikuara, pasi personi ne fjalë kishte bërë paraqitje të rrejshme, e kontaktuam dhe filluam përgatitjet për padi. Ama, ashtu si frikacat, e fshiu postimin, i cili kishte pëlqime e share me shumicë, nga aktivistët e VV-së. Eh, miq kjo është propaganda e popullizmi, i cili nuk i duhet Kosovës. Shteti ligjor në Gjermani për merak; duhet edhe këtu!”, ka shkruar Abrashi.