Kërcënimi i Xhavit Halitit nëse dështon zgjedhja e Kadri Veselit

Kërcënimi i Xhavit Halitit nëse dështon zgjedhja e Kadri Veselit

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se zgjedhja e Kadri Veselit kryeparlametar është e pashteg dhe se procesi do të bllokohet në atë pikë, për aq kohë sa është e nevojshme, në mënyrë që ai proces të kryhet.

Ai ka deklaruar se nuk ka dyshim që Veseli i ka votat për t’u emëruar në atë post, si edhe Ramush Haradinaj për postin e kryeministrit, ndërsa ka ftuar deputetët e koalicionit LAA që të mos jenë bllokues, por të mendojnë për vendin, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi atë fuqi politike që kemi dhe të drejtën për të zgjedhur kryetarin e parlamentit. Mendoj që kandidatura është e mirë dhe e qëlluar. Nuk do të duhej ta pengonte askënd. Nëse dikujt i konvenon që të mos shkojmë më tutje por ta shtyjmë këtë proces për muaj, pas konstituimit të kuvendit, kushtetuta nuk parasheh dicka tjetër, pos zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë”, ka thënë ai.

“Mendoj që deputeti nuk duhet të kushtëzohet që të votojë sipas dëshirës së kryetarit të partisë. E drejta e deputetit për të votuar në mënyrë të caktuar është e drejtë ekskluzive. Po ashtu, koalicionit LAA do t’i voliste që për të mirën e vendit ta votojë edhe kryeparlamentarin e kryeministrin”, ka shtuar ai, njofton Klan Kosova.

“Nuk është mirë që procesi integrues dhe i pavarësimit përfundimtar të vendit, futja në insituticonet ndërkombëtare, të prolongohen për shkak të veprimeve të caktuara politike këtu brenda vendit”.

“Ne mund ta shtyjmë për disa minuta procedurën për ta rinisur seancën e krijimit të qeverisë, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, apo për disa ditë, a javë”, ka shtuar Haliti. /klankosova.tv