Kërcënohet me jetë Dritan Abazoviq – “do të masakroj”

Dritan Abazoviq, lideri i Partisë URA në Mal të Zi, ka pranuar një mesazh kërcënues në një rrjet social. Meqë kërcënuesi nuk jeton në Mal të Zi, në këtë rast është përfshirë edhe Interpol-i.

Kërcënohet me jetë Dritan Abazoviq – “do të masakroj”

Lideri i partisë politike URA, Dritan Abazoviq, është kërcënuar me jetë nga një profil në një rrjet social, njofton Insajderi.

Siç shkruan Radio Televizioni publik i Malit të Zi RTCG, policia e ka identifikuar kërcënuesin, i cili është një 69 vjeçar, me inicialet R.SH., nga qyteti i Rozhajës, por që banon jashtë shtetit.

“Sipas një deklarate të një të afërmi të kërcënuesit, R.Sh., nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi”, thuhet në njoftimin e policisë së Malit të Zi.

Prandaj, “nga Departamentit për Bashkëpunim Operacional Policor një kërkesë për këtë rasti i është përcjellur Interpol-it në Suedi dhe një oficer ndërlidhës është angazhuar për ta kontrolluar kërcënuesin”.

Sipas dyshimeve të para, kërcënuesi i ka thënë Abazoviqit se “do ta masakroj”.

Abazoviq është deklaruar për rastin. Ka thënë se nuk ndjehet i kërcënuar dhe se kryesisht merr mesazhe të mira, përveç disave sikur ky, të cilat i konsideron si të porositura./Insajderi.com