Kërcënuesi i Gazmend Muhaxherit i dyshuar me koronavirus

Kërcënuesi i Gazmend Muhaxherit i dyshuar me koronavirus

Një person nga stacioni i policisë në Istogut është dërguar mbrëmë në Klinikën Infektive në Prishtinë, si rast i dyshuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për personin nga Podujeva i cili kishte kërcënuar me jetë kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, përmes telefonit, shkruan Insajderi.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, drejtori i burgut të Dubravës, Hivzi Syla, i cili tha se rasti i Istogut nuk ka të bëjë me burgun e Dubravës, dhe se i dërguari në Klinikën Infektive është kërcënuesi i Gazmend Muhaxherit.

“Nuk ka të bëjë me burgun e Dubravës, është personi nga Podujeva i cili ka kërcënuar kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, ai ka qenë i ndaluar për 48, në stacionin e policisë së Istogut. Pasi ka shfaqur shenja për koronavirus është derguar në Klinik Infektive”, ka thënë Syla për Insajderin.

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, ka thënë se njëjti nuk  kishte pasur kontakt me qytetarët e Istogut.

Tutje Osmanaj ka treguar se ekipi mjekësor do të izolohet dhe emergjenca të mbyllet deri në dezinfektim.

“Sonte në orët e natës ekipi ynë mjekësor e dërgoi një person nga stacioni i policisë së istogut në Klinikën infektive si të dyshuar per covid-19!Personi është nga Podujeva dhe nuk ka pasur kontakt me qytetarë nga Istogu! Ne morëm masat e nevojshme në mënyrë që mos të lëmë dilema!Si preventivë ndonëse mjeku ishte komplet i maskuar dhe me veshje adekuate vendosëm që ekipi të izolohet,emergjenca të mbyllet deri në dezinfektim! Puna me pacientë po kryhet në objektin poshtë pra në Mjekësinë familjare”, ka shkruar Osmanaj në Facebook. /Insajderi.com

Arrestohet personi që kërcënoi Gazmend Muhaxherin