Kërkesa e Haradinajt për Vetëvendosjen

Kërkesa e Haradinajt për Vetëvendosjen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook duke iu kërkuar anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të ndajnë kundërshtimet politike me atë ndaj gjyqësorit.

Sipas Haradinajt, dallojnë shumë kundërshtimet politike ndaj marrëveshjeve të rrezikshme dhe kundërshtimet ndaj gjyqësorit të Kosovës. Dhe këtë dallim Haradinaj i ka ftuar ta bëjnë edhe nga Vetëvendosje.

“Të respektuar kryesi e Lëvizjes Vetëvendosje, ju drejtohem me disa fjalë. Kundërshtimet politike kundër marrëveshjeve të rrezikshme, kanë qenë, janë dhe mbeten legjitime. Kundërshtimet ndaj institucioneve të gjyqësorit, dalin në terren tjetër, me presedanë të rrezikshëm për vendin”.

“Si kryetar i Qeverisë, sot, ju them se kam po ato qëndrime që kisha si kryetar partie, ku secili nga ne i jemi përgjigjur gjyqësorit. Ftoj Lëvizjen Vetëvendosje që të ndajë kundërshtimin politik, me kundërshtimin ndaj gjyqësorit. Gjyqësori, edhe ashtu në vështirësi, dobësohet edhe më tepër kur deputetët e zgjedhur e kundërshtojnë atë”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka bërë me dije se ai nuk do t’i përkrah kolegët nëse ata kundërshtojnë gjyqësorin.

“Këtë thirrje e bëj, si Kryetar Qeverie, si kryetar partie por edhe si qytetar i Kosovës. Nuk do të jem në përkrahjen tuaj, kur jeni në kundërshtim të gjyqësorit, pasi edhe më parë u kam kërkuar edhe kolegëve të mi, por edhe vet e kam respektuar gjyqësorin”, ka shkruar Haradinaj./Insajderi.com