Kërkesa e ish-ambasadores amerikane në OKB për Kosovën nervozon Vuciqin

Kërkesa e ish-ambasadores amerikane në OKB për Kosovën nervozon Vuciqin

Kërkesa e ish-ambasadores amerikane, Nikki Haley, në OKB për ta tërhequr UNMIK-un nga Kosova, ka nervozuar, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili këtë kërkesë e ka parë si alarmante për Serbinë.

Në ditën kur Haley njoftoi për dorëheqjen e saj nga ky post, propozojë që UNMIK-ut të tërhiqet nga Kosova.

Reagimet e menjëhershme dhe të ashpra kanë ardhur nga Serbia. Vetë presidenti i Serbisë, kërkesën e Haley e konsideroi se SHBA-të po e njohin pavarësinë e Kosovës, pavarësisht se një gjë e tillë zyrtarisht është bërë vite më parë.

Vuçiq ka thënë se Haley me këtë kërkesë po dëshiron që t’i largojë të gjitha gjurmët e Rezolutës 1244.

“Më këtë kërkesë, ajo (Haley), dëshiron që t’i heq të gjitha gjurmët e Rezolutës 1244 dhe rendin juridik ndërkombëtar dhe të tregojë se vendimi i tyre ishte i vetmi i mundshëm, ligjërisht i vlefshëm dhe asgjë më shumë”, ka deklaruar Vuçiq,

Sipas tij, një vendim i tillë mund të merret vetëm në përputhje me interesat e SHBA-së dhe se sipas tij, kjo ka të bëj me stabilitetin e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Sipas presidentit Vuçiq, largimi i UNMIK-ut nga Kosova dhe themelimi i ushtrisë së Kosovës, do t’ia vështirësonin punët Serbisë pasi që me këtë veprim Serbia më nuk do të mund të këtë të drejtën as për të zgjedhur dhe as për asgjë.

“Largimi i UNMIK-ut, si dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës, do ta çonin Serbinë në një pozitë shumë të vështirë në të cilën nuk kemi më zgjedhje, as të drejtën për të zgjedhur asgjë dhe të drejtë të bëjmë gjë tjetër veçse të mbrojmë vendit dhe popullit tonë”, deklaroi më tutje Vuçiq,

Vuçiq shtoi se shpreson që askush nuk do të “thyejë rendin juridik ndërkombëtar për të treguar se ai mund të bëjë gjithçka që dëshiron në botë”.

Kujtojmë se në lidhje me kërkesën e SHBA-së në OKB për largimin e UNMIK-ut nga Kosova ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se realizimi i kërkesës së Haley do të ishte “shuplakë ndaj përpjekjeve për arritjen e paqes”, por edhe rikthim i presioneve politike.