Kërkesa e Pacollit për ambasadorët rreth ndalimit të tij për aterim në Prishtinë 

Kërkesa e Pacollit për ambasadorët rreth ndalimit të tij për aterim në Prishtinë 

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka reaguar sërish rreth ndalesës së tij për të aderuar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” dhe hyrjes së tij në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Përmes replikave të tij në Tëitter, Pacolli ka pyetur ambasadorët e juaj në Kosovë dhe eurodeputetën gjermane se cili është mendimi i tyre rreth kësaj ndalesë që është duke ju bërë atij, përcjell Gazeta Insajderi.

“Dua të shoh sesa parimorë do të jenë Viola von Cramon, Natalyia Apostolova, Christian Heldt, Philip Konsett rreth pengesave që qeveria u bën atyre që nuk mendojnë si Kurti në Parlament. Komuniteti Ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë i heshtur ndaj veprimeve antikonsensuale të Kurtit”, ka shkruar Pacolli.

Po ashtu i pari i AKR-së e ka quajtur edhe gënjeshtare këshilltaren e kryeministrit në largim Albin Kurti, pasi që sic thotë ai nuk janë duke u trajtuar të gjithë personat njësoj rreth gjendjes së pandemisë me COVID-19.

“Gënjeshtër. Ju i trajtoni të gjithë ndryshe. Ndërkombëtarët ndryshe. Serbia ndryshe dhe më pas qytetarët e Kosovës. Sot Mjekët e Vuçiqit hynë në kararantinë. Një këngëtar erdhi por nuk shkoi në karantinë Ndaloni standardet e dyfishta. Një qeveri plot manipulime që nga dita e parë”, ka shkruar Pacolli.

Po ashtu Pacolli ka përmendur edhe ardhjen e 31 oficerëve polak me avionin e misionit të EULEX-it në Kosovë.

“Por jo në Dhomat e Studentëve. Faleminderit Lars Ëigemark për konfirmimin e standardeve të dyfishta të Kurtit. Pse stafi juaj duhet të trajtohet ndryshe nga qytetarët e Kosovës. Vlerësojmë për konfirmimin e gjithçka që thashë. Qeveritë trajtoi ndërkombëtarët, Serbinë dhe qytetarët e Kosovës të gjithë të ndryshëm”, ka shkruar Pacolli ndër tjera.

Avioni privat i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit, është duke ateruar në Tiranë.

Kështu tregojnë të dhënat e fluturimeve online në internet, raporton Insajderi.

Ai ka leje nga Ministria e Infrastrukturës për të ardhur në Kosovë, por Ministria e Shëndetësisë e ka njoftuar se ai duhet t’u nënshtrohet të njëjtave rregullave si të gjithë qytetarët e tjerë.

Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Pacolli pati mbetur në Zvicër, kësisoj duke mos arritur të kthehet në vend. /Insajderi.com