Kërkesa e “pazakontë” e Komisionit Evropian për Kosovë: Një akuarium për peshq

Kërkesa e “pazakontë” e Komisionit Evropian për Kosovë: Një akuarium për peshq

Në Raportin e Progresit për Kosovën, Komisioni Evropian i ka rekomanduar një sërë çështjesh Kosovës. Ato lidhen me çështjet e gjyqësorit, funksionimit të qeverisë dhe parlamentit, mjedisit etj.

Mirëpo, në mesin e shumë pikave që janë shtruar në këtë raport, Komisioni Evropian ka shtruar edhe një kërkesë jo shumë të zakontë për qeverinë kosovare. Ata kanë kërkuar që Kosova të ndërtojë një inventar për peshq në vend.

“Kosova është në një fazë të hershme të rritjes së nivelit në fushën e peshkimit. Asnjë përparim nuk është bërë. Në vitin e ardhshëm, Kosova duhet të: – të harmonizojë më tej politikën e saj të tregut sipas ligjeve të BE-së; – të krijojë një inventar të specieve të peshkut në Kosovë”, thuhet në pikën 6.19. të Raportit të Progresit për Kosovën.

Po ashtu, në Raportin e Progresit thuhet se Kosova ka bërë progres të mirë dhe është në fazë të hershme të zhvillimit të një tregu ekonomik funksional.

“Ambienti biznesor ka përparuar dhe qeveria i është përmbajtur rregullave fiskale mbi deficitin buxhetor; megjithatë, përfitimet e veteranëve të luftës vazhdojnë të përbëjnë një sfidë për financat publike. Ekonomia informale mbetet e përhapur”, thuhet në raport.

Rritja e shkallës së pjesëmarrjes së fuqisë punëtore nuk është përputhur nga fitimet në punësim, kështu që norma e papunësisë është rritur edhe më shumë. Kjo ka prekur veçanërisht gratë, të rinjtë dhe punëtorët e pakualifikuar, sugjeron raporti. /Insajderi.com