fbpx

Kërkesa e Prokurorisë për njeriun nga Kaçaniku që dyshohet se mbolli hashash në ballkon

Kërkesa e Prokurorisë për njeriun nga Kaçaniku që dyshohet se mbolli hashash në ballkon

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë në gjykatën e këtij qyteti për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.P., nga fshati Kaçanik.

Sipas kësaj prokurorie, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ballkonin e shtëpisë së tij, në katin e dytë ka kultivuar bimë narkotike të llojit Canabis Sativa të cilat kishin arritur gjatësinë 10-15 cm, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

Me këtë rast i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”.