Kërkesat e Chelsea-s për Tammy Abraham-in

Kërkesat e Chelsea-s për Tammy Abraham-in

Chelsea është e gatshme për të shitur sulmuesin anglez Tammy Abraham këtë verë.

Skuadra, ku ai kaloi një vit në huazim, Aston Villa, interesohet për shërbimet e tij.

Sulmuesi shënoi një numër të jashtëzakonshëm prej 26 golash, kur luante tek Aston Villa në sezonin 2018/’19.

Atë kohë në Championship, Abraham-i e ndihmoi Villa-n që të siguronte ngjitjen në Premier League përsëri.

Edhe atëherë, Villa tentoi ta blinte Abraham-in me formulë të përhershme, por Chelsea nuk dëshironte ta shiste.

Por, tani, gjysmëfinalistët e Champions League-s e kanë vënë Abraham-in në listën e transferimeve.

Ata do të kërkojnë rreth 45 milionë euro për transferimin e tij.

Abraham nuk është në planet e trajnerit të ri të Chelsea-s, Thomas Tuchel. Ai ka startuar vetëm katër ndeshje që nga muaji janar.

Një shifër si kjo do ta bënte Abraham-in transferimin më të shtrenjtë në histori të Villa-s.