
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një person me qëllim ekstradimi në Gjermani.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit B. C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbadeni/Gjermani.
Gjykata e Aachen në Gjermani më 22 mars 2013kishte lëshuar urdhrin e arrestit për shtetasin B. C., për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mashtrim kompjuterik”.