Kërkohet heqja e kufizimeve për orarin e punës

Kërkohet heqja e kufizimeve për orarin e punës

Shoqata e Gastronomeve të  Kosovës sot në  takimin e mbajtur me Bordit Këshillidhënës kundër Covid-19, ka paraqitur kërkesat për hapjen e më tejshme të  gastronomisë , njofton Insjaderi.

Gjatë  kësaj mbledhje, u paraqiten kërkesat që  mundësojnë  hapjen e më tejshme të  gastronomisë.

Këto janë  kërkesat e paraqitura:

  1. Te shfuqizohet kufizimi i lëvizjes për qytetarë dhe për orarin e punës.
  2. Të fillojmë bashkërisht përgatitjen për punën e sektorit për periudhën vjeshtë, dimër.
  3. Të përgatitet pako e veçantë për përkrahje te sektorit të gastronomisë, si sektori me i goditur nga pandemia, para së gjithash të sigurohet subvencionimi, punësimit në sektorin e gastronomisë.

Kujtojmë  se në  lidhje me kufizimet e orarit të  punë s ka pasur reagime dhe mospajtime të  shumta, e në  mesin e tyre edhe nga ana e vetë  partnerë ve të  koalicionit./Insajderi.com