Kërkohet ndihma e EULEX-it për lirimin e Mitroviçit

Kërkohet ndihma e EULEX-it për lirimin e Mitroviçit

Zyra e ashtuquajtur për Kosovën nga Qeveria e Serbisë edhe zyrtarisht ka kërkuar nga EULEX-i ndihmë për ta liruar Bogdan Mitroviçin, të arrestuar të hënën në Kosovë nën dyshimin për krime lufte ndaj popullatës civile, shkuran Insajderi.

“Ai jo vetëm që nuk kishte mundësi të shkonte dhe të vizitonte fshatin e tij, por tani ai është i ndaluar në qendrën armiqësore, ku edhe familja nuk mund ta shohë atë”.

“Nga organet ndërkombëtarë mbi të gjitha EULEX-it, u kërkua që të marrin masa për të parandaluar dhe maltretimin e njerëzve të pa fajshëm”, thuhet në deklaratë nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, raporton Radio KIM.

Ndërkohë, avokati i Mitroviçit, Dejan Vasiç ka thënë se arrestimi i tij lidhet me pasurin e tij.

Moitivi i vërtet i arrestimit të Mitroviçit është për t’i marrë përsipër pasurinë e paluajtshme që ai zotëron dhe se dëshmia e tij është uzurpuar, dhe tjetra është që nuk duan që serbët të kthehen në Sopin”, ka thënë Vasiç