Kërkohet paraburgim për babain që plagosi djalin e tij

Kërkohet paraburgim për babain që plagosi djalin e tij

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.M., nga fshati Jezerc, me dyshimin se i njëjti me 16 prill pas një mosmarrëveshje mes tyre, me dashje, ka tentuar që ta privoj nga jeta të dëmtuarin- djalin e tij RR.M.

Sipas Prokurorisë ai ka shtënë me armë njëherë në ajër e pastaj në drejtim të tij duke e goditur në këmbën e majtë, me ç’rast i shkakton lëndime trupore, me të cilën do të kryente veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.