Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur

Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit S.S., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet.

Perosni i dyshuar ka qenë në arrati që nga 12 prilli, kur pretendohet se e ngacmoi seksualisht një 16 vjeçare.

Me urdhër të prokurorit, ai është arrestuar dje.

Gjykara Themelore e Prishtinës do të mbajë sot seancën dëgjimore për shqyrtimin e masës së caktimit të paraburgimit të propozuar nga prokurori i çështjes. /Insajderi.com