Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit S.S., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet.
Perosni i dyshuar ka qenë në arrati që nga 12 prilli, kur pretendohet se e ngacmoi seksualisht një 16 vjeçare.
Me urdhër të prokurorit, ai është arrestuar dje.
Gjykara Themelore e Prishtinës do të mbajë sot seancën dëgjimore për shqyrtimin e masës së caktimit të paraburgimit të propozuar nga prokurori i çështjes. /Insajderi.com