Kërkohet paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kërkohet paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shoferit me inicialet D. Sh., i cili shkaktoi aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku mbet i vdekur një 50-vjeçar, njofton Insajderi.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

“Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 26 qershor 2021, në aksin rrugor Autostrada Duhel – Malishevë, ku i pandehuri, e drejton automjetin e tij “Mercedes”, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, gjithashtu nuk i ka kushtuar kujdes pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. I njëjti duke mos mbajtur shiritin e tij qarkullues, e godet drejtuesin e automjetit “Citroen”, ku si pasojë e goditjes së rëndë dhe fuqisë së përplasjes, humb jetën i dëmtuari N.A.”, thuhet në njoftimin për media.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit D. Sh., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 26 qershor 2021./Insajderi.com