Kërkohet që edhe teknikët të përfshihen beneficione të punëtorëve shëndetësorë

Kërkohet që edhe teknikët të përfshihen beneficione të punëtorëve shëndetësorë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në këtë takim u bisedua për futjen në listë të benificioneve punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik në institucionet shëndetësore ashtu si janë mjekët dhe infermierët.

Dhe një pikë tjetër ishte kthimi i këtyre punëtorëve nën ombrellën e shtetit siç kanë qenë para se te privatizohen.

Në një komunikatë për media nga SPSPK, thuhet se ministri Zemaj u zotua se kërkesën e sindikatës do ta shqyrtoj së bashku me kryeministrin Hoti dhe të vinë deri të një vendim adekuat. /Insajderi.com