Kërkohet shkarkimi i Bordit dhe menaxhmendit në KEK

Kërkohet shkarkimi i Bordit dhe menaxhmendit në KEK

Oda e Afarizmit e Kosovës të mërkurën nëpërmjet një konferencë për medie ngriti shqetësimet e saj për kolapsin energjetik të Kosovës.

OAK kërkoi nga Qeveria të emërojë Bord të ri profesional në KEK dhe jo politik, si dhe të shkarkohet urgjentisht menaxhmenti aktual si fajtori kryesor për këtë kolaps energjetik.

Hamdi Malushaj, anëtar i Bordit të OAK-ut, tha se kolapsi energjetik ka nisur më herët institucionalisht duke falimentuar sektorin energjetik.

Sipas tij, Kosova do të humbasë mbi 2 miliardë euro nga kolapsi energjetik.

Drejtori ekzekutiv i OAK, Ismet Mulaj, tha se adresa kryesore e zgjidhjes së këtij kolapsi është Qeveria, raporton koha.net.

Mulaj tha se OAK i bën thirrje Prokurorisë që menjëherë të fillojë hetimet për keqpërdorimet e përfolura në KEK.