“Më kërkuan Chelsea dhe Barcelona, por zgjodha Napolin”

“Më kërkuan Chelsea dhe Barcelona, por zgjodha Napolin”

Pas rinovimit me Napolin, Dries Mertens mendon për përfaqësuesen dhe pikërisht nga grumbullimi me Belgjikën, në sallën e konferencave për shtyp, ai përballet me disa tematika shumë aktuale, mes të cilave edhe në lidhje me interesimin e Chelseas dhe Barcelonës.

Batuta e tij e parë mbi rinovimin me skuadrën napoletane:

“I bëmë njëri-tjetrit një dhuratë të bukur që fshin keqardhjen për mos fitimin e “Këpucës së Artë”, pasi nuk kryesova dot klasifikimin e golashënuesve në Seria A. Në nivel skuadre mund të bënim diçka më shumë”.

“Merkato? Kishte një interesim të madh për mua, kjo është normale për një futbollist, kontrata e të cilit është në përfundim. Kishte shumë oferta dhe propozime të mirë, por unë dëshiroja të qëndroja te Napoli. Barcelona dhe Chelsea? Po, kishte shumë ekipe të rëndësishme që u interesuan, nuk mund ta mohoj. Në Londër do të kisha gjetur më pak hapësira. Camp Nou? Po, mund të shkoja atje, por të ulesha në pankinë, duke parë që janë Messi, Suarez dhe Neymar. Këtu te Napoli jam në fushë dhe besoj se jam akoma i mirë”, deklaroi Mertens. /telesport.al