fbpx

Kërpudhat magjike më pak të dëmshme se Kanabisi

Kërpudhat magjike më pak të dëmshme se Kanabisi

Kërpudhat magjike , droga psikoaktive që kanë mundësi të ndihmojë në trajtimin e ankthit dhe depresionit, është droga më e sigurt rekreative që ju mund të merrni. Kjo është sipas Anketës Globale të Drogës, e cila hulumtoi rreth 120,000 njerëz 50 vende të ndryshme rreth përdorimit të drogës dhe alkoolit, raporton Vice Tonic.

Në vitin 2016, më shumë se 12,000 vetë të anketuar janë deklaruar se kanë ngrënë kërpudhat magjike dhe se vetëm 0.2 për qind e tyre kane treguar të  kenë nevojë për kujdesin emergjent mjekësor më pas, një normë që është 5 deri në 6 herë më e ulët se LSD, kokaina, MDMA dhe alkooli, dhe tre herë më e ulët se marihuana.

Adam Winstock, konsulent psikiatër për varësi dhe themelues i Anketës Globale të Drogës, i tha gazetës The Guardian se rreziku më i madh me kërpudhat magjike është nëse rastësisht të konsumohet lloji i gabuar e kërpudhave. “Kërpudhat magjike janë një nga barërat më të sigurta në botë,” tha ai.

Natyrisht, ju ende mund të përjetoni një eksperiencë të keqe nga kërpudhat magjike, kështu që Winfield këshillon të mos i kombinoheni me alkool, dhe të konsumohen me shoqëri të mirë ku ndiheni të sigurt. Kjo do të ndihmojë në reduktimin e rrezikut tuaj ndaj lëndimit, disorientimit dhe sulmeve të panikut.

Edhe ata të cilët kanë përjetuar eksperiencë të keqe nën efektin e kërpudhave, kanë thënë se në fakt kanë përfituar nga përvoja.