Kërveshi: Ai që e mohon Reçakun e mohon gurthemelin e shtetësisë së Kosovës

Kërveshi: Ai që e mohon Reçakun e mohon gurthemelin e shtetësisë së Kosovës

Avokati Kujtim Kërveshi ka thënë se ata që e mohojnë masakrën e Reçakut e mohojnë gurthemelin e shtetësisë së Kosovës dhe lirisë që e gëzojmë sot.

Në emisioin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, avokati Kërveshi ka thënë se Serbia e ka tërë historinë e saj të fabrikuar.

“20 vite prapa ata nuk janë të gatshëm që t’i vejnë vetës barrën çfarë ka ndodhur në Kosovë. Serbia në kohën e ish-Jugosllavisë ka rregulluar ligjet siç ju ka konvenuar atyre… Është e çuditshme sesi mundet me pas kaq shumë patalogji, urrejtje”, përcjell Telegrafi.

“Nëse ata mendojnë se kjo është fabrikim, një pjesë e historisë së tyre është fabrikim. Ai që e mohon Reçakun ose cilëndo masakër në Kosovë e mohon gurthemelin e shtetësisë së Kosovës…”, ka thënë Kerveshi.

Avokati ka shtuar se këto krime nuk parashkruhen, duke thënë se “ajo që ne kemi dështuar dhe kemi me vazhduar të dështojmë është se ne kemi ndërtua një shtet gati hipokrit…”.