Këshilli i Evropës: Manastiri serb Ostrog shtab i terroristëve

Këshilli i Evropës për Punë të Jashtme, anëtarë të cilit janë Javier Solana, Bernard Koushner, Marti Ahtisaari, Carl Bildt dhe George Soros ka zbuluar veprimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe Mal të Zi.

Këshilli i Evropës: Manastiri serb Ostrog shtab i terroristëve

Në një raport të Këshillit të Evropës “Fuqia e perspektivës – përse anëtarësimi në BE edhe më tutje është i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor?”, i cili është publikuar më 7 janar, theksohet se Kisha Ortodokse Serbe ka ndikim të madh në Kosovë dhe Mal të Zi.

Ekspertët për Ballkan vërejnë se KOS ka vështrime nacionaliste dhe kontroverse, se mohon krimet e luftës të bëra nga serbët, mohon komunitetin LGBT dhe të drejtën për barazi gjinore. Ata e quajnë NATO-n Rajhu i katërt, kanë lidhje të forta me Rusinë dhe haptas shprehin armiqësi ndaj Perëndimit. Në këtë analizë është konstatuar se manastiri Ostrog në Mal të Zi ishte një prej lokacioneve në të cilin është përgatitur aksioni terrorist kundër Malit të Zi në vitin 2016.

“KOS nuk është e regjistruar në Mal të Zi, nuk paguan tatim dhe autoritetet nuk dinë sa klerik shërbejnë në të vërtetë. Ligji për Lirin e Besimit nuk do ta përzë KOS nga Mali i Zi, por pushteti do ta realizojë kontrollin i cili është i domosdoshëm”, shkruan në dokument i cili është njëkohësisht propozim për BE ta përkrahë evitimin e veprimtarisë armiqësore të KOS në Mal të Zi./Insajderi.com.