Këshilli i mediave hedhë poshtë ankesën e babait të Astrit Deharit

Këshilli i mediave hedhë poshtë ankesën e babait të Astrit Deharit

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, përkatësisht Bordi i këtij këshilli ka shqyrtuar në mbledhjen e mbajtur të martën, ankesën e babait të aktivistit të VV-së Astrit Dehari, i cili sipas raporteve zyrtare të autopsisë bëri vetrasje në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Babai i Deharit kishte bërë ankesë kundrejt Gazetës Express për publikimin e videove nga korridoret e Qendrës së Paraburgimit, ku sipas tij, është bërë shkelje e ligjit.

Por sipas Bordit të KSHMK-së, publikimi i videove, nuk përben ndonjë shkelje.

“Ata si media e kanë kryer punën e vet profesionale duke mos e paragjykuar se çfarë vdekje ishte ajo sepse për këtë nuk vendosin mediat por organet përgjegjëse. Gjithashtu, u konstatua se në videon e përmendur, Gazeta Express nuk ka publikuar skena të vrazhda me të cilat do të rëndoheshin ndjenjat e familjarëve dhe të publikut”, thuhet në komunikatën e KShMK-së.

KMShK në këtë komunikatë ka thënë se “duke bashkëndjerë me këtë tragjedi të rëndë me familjen e Astrit Deharit u përpoq që ta shqyrtojë këtë ankesë mbi bazat e Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës”.

“KMShK, konstatoi se publikimi i videos nga korridoret e burgut në Prizren është nisur nga fakti se ai ka paraqitur interes për publikun, dhe se është një video e vërtetë e kamerave të burgut”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com