Këshilli Prokurorial i Kosovës, sot ka emëruar prokurorët përgjegjës për komunikimin me media.
Sipas këtij vendimi, prokurorët e emëruar për komunikim me media:
Besim Kelmendi në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
Sylë Hoxha në Prokurorinë Speciale
Xhevdet Bislimi në Prokurorinë e Apelit
Ibrahim Berisha në Prokurorinë Themelore të Prishtinës
Petrit Kryeziu në Prokurorinë Themelore të Prizrenit
Ersan Qavolli në Prokurorinë Themelore të Pejës
Zejmie Kelaj në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës
Jetish Maloku në Prokurorinë Themelore të Gjilanit
Burim Çerkini në Prokurorinë Themelore të Ferizajit
Armendi Zenelaj nga Prokuroria Themelore të Gjakovës
Përveç kësaj në mbledhjen e 153 të Këshillit, Valon Jupaj u emërua Drejtor i Njësitit për vlerësimin e Performancës së Prokurorëve në kuadër të KPK.
I njëjti do të ketë pagë të barasvlershme me atë të prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm, si dhe mandat 3 vjeçar.