Këshilli Prokurorial përsëri kërkon distancimin e Qeverisë nga deklaratat e zv-ministrit të Drejtësisë

Këshilli Prokurorial përsëri kërkon distancimin e Qeverisë nga deklaratat e zv-ministrit të Drejtësisë

“Vetë prokurororët janë të përfshirë në veprime kriminle”, deklratë e dhënë nga zëvendësministri i Drejtëisisë, Blerim Sallahu, ka bërë që Këshilli Prokurorial i Kosovës të kërkoijë nga qeveria të distancohet nga pretendimet e zv-ministrit.

Në anë të një komunikate për media, Këshilli Prokurorial, thuhet se “deklaratat e tilla e pamundësojnë bashkëpunimin e tyre Ministrinë e Shëndetësisë.

“Përkundër bashkëpunimit të deritashëm reciprok në procese të ndryshme me Ministrinë e Drejtësisë, siç janë: rishikimi funksional, procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë dhe shprehjes së vullnetit të mirë të sistemit prokurorial për ta forcuar bashkëpunimin në avancim të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, deklaratat e fundit, të bëra nga Zëvendësministri i Drejtësisë, i cili i ka quajtur prokurorët të involvuar në veprimtari kriminale, e bëjnë të pamundur bashkëpunimin ndërinstitucional”, thuhet në komunikatën e Këshillit Prokurorial.

“Andaj, në takimin e sotëm të Grupit punues për ndryshime ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësuesit e sistemit prokurorial kanë kërkuar nga pushteti ekzekutiv, respektivisht nga Ministria e Drejtësisë që të distancohet nga deklaratat e zëvendësministrit, distancim ky, që do t’i hapte rrugë bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë institucional”.

“Këshilli Prokurorial e ka bërë të ditur qëndrimin e vet para grupit punues të Ministrisë së Drejtësisë, duke i quajtur deklaratat e Sallahut  si gjuhë të papranueshme, të paprecedentë dhe linçuese”.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu

“Ndaj një gjuhë të tillë, ne kemi reaguar, ku kemi kërkuar distancim të pushtetit ekzekutiv nga deklaratat e tilla. Ky distancim akoma nuk ka ndodhur dhe kjo nuk krijon hapësirë për bashkëpunim ndërinstitucional dhe e minon skajshmërisht respektin e ndërsjellë”.

“Është e pakuptimtë që ne të flasim në suaza të respektit, kolegjialitetit dhe mirëbesimit me dikë që i quan prokurorët të involvuar ne veprimtari kriminale”, vazhdon komunikata.

“Mosdistancimi nga kjo gjuhë nënkupton paragjykime të atilla që janë krijuar pa bazë dhe janë tendencioze dhe kjo ngrit dilema serioze në qëllimin e vërtetë të sponzorisuesit për të rrënuar pavarësinë institucionale në emër të ndryshimeve dhe reformave ligjore në vazhdën e kësaj është dhe drafti i fundit për ndryshimet e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës”.

“KP-ja ka bërë të ditur se ata nuk do të mund të vazhdojnë të jenë pjesë e këtij grupi nëse nuk ndodh një distancim publik i qeverisë apo i vetë Sallahut nga deklaratat e tij”.

“Andaj, presim një qëndrim dhe reflektim të qartë dhe të bërë publik lidhur me çështjet e ngritura, në mënyrë që të mund të marrin pjesë në këto takime”. /Insajderi.com