“Këshilltari i Albin Kurtit protestoi kundër ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë”

“Këshilltari i Albin Kurtit protestoi kundër ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë”

Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka një anëtar të kabinetit që ishte kundër intervenimit të NATO-s  në Kosovë.

Latifi ishte duke komentuar deklaratat ish-këshilltarit politik të Kurtit, Shkëlzen Gashi, për krimet e luftës në momentin kur bëri të ditur se Kurti ka edhe një këshilltar në kabinetin e tij që ishte kundër intervenimit të NATO-s.

“Unë e di që një këshilltar i Kurtit, që nuk dua t’ia bëj të ditur emrin, ka marrë pjesë në protestat e kurdëve në Paris kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë”, thotë Latifi.

“Ai ka qenë në rendin e parë të protestave. Ka dëshmi dhe foto. Protesta ishte e kurdëve të Turqisë pjesë e partisë komuniste kurde PKK’’, shton ai.

‘’Në kabinetin e Kurtit është një këshilltar që ka protestuar kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë’   /Insajderi.com