
Eroll Belegu, këshilltari i kryeministri të vendit, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pasi që është duke i penguar serbët që jetojnë në Kosovë të integrohen në institucionet e Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Belegu ka shkruar se, Vuçiqi i ka shpallur tradhtar të gjithë ata që janë bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ai thotë se pret nga kancelaria gjermane, Angela Merkel që të reagojë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“E ashtuquajtura Serbi, nuk dëshiron qe asnjë serb te jetoj i lire ne Kosove! Çdo serb i integruar plotësisht ne institucionet Kosovare ,kuvend, FSK apo kudo është subjekt i maltretimit nga Vuciqi dhe aparatura e tij gjenocidale shtetërore! Ai edhe udheqesite e kishës serbe i ka shpall tradhtar sepse nuk duan ndarjen e Kosovës! Me siguri Mogherini do te reagoj rrepte tani?”, ka shkruar Belegu. /Insajderi.com