Këshilltari i Hotit propozon për kryetar të LDK-së deputetin e partisë

Këshilltari i Hotit propozon për kryetar të LDK-së deputetin e partisë

Shpëtim Hajdaraj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, që është e ka propozuar për kryetar të partisë njërin nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton Insajderi.

Hajdaraj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se deputeti Faton Bislimi ka potencial të madh, e madje thotë se ai duhet të jetë një nga kandidatët për kryetar të LDK-së.

“Qe ku e kemi një potencial të madh ,dhe që do duhej të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së. Për ngritjen e NIVELIT ( të mendimit e veprimit politik) brenda LDK-së , personalisht jam shumë dashamirës që të ndodhë”, ka shkruar Hajdaraj.

“Pastaj ,fitofshin idetë ma të mira të prezentuara nga kandidatët/et ,brenda një gare fer e demokratike”, është shprehur tutje ai. /Insajderi.com