
Deklaratave të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri se nuk do të bënte me asnjë parti koalicone parazgjedhore i është përgjigjur këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi.
Latifi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në fushatat elektorale thuhen shumë gjëra që ta ofendojnë inteligjencën.
Sipas tij këta që po dalin e thonë se kemi vija të kuqe e nuk bëjmë koalicione, janë të parët që kanë filluar këtë ofendim publik të qytetarëve.
“Kjo kur dihet se koalicionet politike janë pashmangësi e sistemit politik që kemi”, ka shkruar mes tjerash ai./Insajderi.com