Këshilltari i Kadri Veselit krahason vezirët shqiptar të Perandorisë Osmane me Ali Shukriun e Sinan Hasanin

Këshilltari i Kadri Veselit krahason vezirët  shqiptar të Perandorisë Osmane me Ali Shukriun e Sinan Hasanin

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu ka thënë se figura e tij ka një rol identitar si në kohën e rilindasve, pasi frymëzon shqiptarët në rrugët e ndryshme evropiane.

“Është përmendur shumë herë ndryshimet e historisë sa i përket Skënderbeut, duke mohuar origjinën dhe duke e sulmuar pa mëshirë figurën e heroit kombëtar. Ndërkaq sot, figura e Skënderbeut ka të njëjtin rol identitar si në kohën e rilindësve, kuptohet pa harruar specifikat e konteksteve të ndryshme historike: Ajo i frymëzon shqiptarët në rrugën e tyre evropiane, perëndimore. Nuk është e rastësishme që ato forca të cilat duan t’i këpusin lidhjet identitare të kombit shqiptar me botën perëndimore, e sulmojnë pamëshirë figurën e Skënderbeut.”

Ai  ka theksuar se nuk është krenari fakti se kemi pasur vezirë e pashallarë në krye të Perandorisë Osmane, pasi që thotë se  “është njësoj si ta konsiderojmë për krenari faktin se Sinan Hasani e Ali Shukriu ishin në hierarkinë e lartë të pushtetit komunist jugosllav”.

“Këto forca duan që në vend të tij të valorizojnë Ballaban Pashën, pashallarët dhe vezirët e ndryshëm osmanë, të cilët kishin origjinë shqiptare, por që kurrë nuk bënë asgjë për vendin e tyre të origjinës. Ta konsiderosh për krenari faktin se kemi pasur vezirë e pashallarë në krye të hierarkisë së Perandorisë Osmane, është njësoj si ta konsiderojmë për krenari faktin se Sinan Hasani e Ali Shukriu ishin në hierarkinë e lartë të pushtetit komunist jugosllav”.

Pavarësisht dëshirën për të arritur tek qëllimi Latifi është shprehur se shqiptarët janë komb europian dhe mund të ekzistojnë vetëm si europian.

Ai shtoi se duke mbrojtur Skendërbeun ai tha se mbrohet edhe kombi.

“Këto forca të mbrapshta, sigurisht që do të dështojnë në arritjen e qëllimit të tyre, dhe për një arsye të vetme: Shqiptarët kanë lindur si komb evropian dhe mund të ekzistojnë vetëm duke qenë evropianë. Prandaj, duke mbrojtur vetën si komb, ata natyrshëm mbrojnë trashëgiminë e Skënderbeut dhe duke mbrojtur trashëgiminë e tij, janë më të bindur dhe më të sigurt në vizionin perëndimor për të ardhmen e dy shteteve të tyre”.