Këshilltari i kryeministrit të shkarkuar tallet me Grenellin: Hajde mori vashë, po vjen puna duke u trashë

Këshilltari i kryeministrit të shkarkuar tallet me Grenellin: Hajde mori vashë, po vjen puna duke u trashë

Këshilltari i kryeministrit në detyrë Shkëlzen Gashi e ka quajtur ‘vashë’ ambasadorin amerikan Richard Grenell.

Por, postimi i tij në Twitter nuk ka qëndruar shumë kohë dhe është fshirë nga vetë ai.

“Hajde-hajde mori vashë, po vjen puna tu u trashë”, ka shkruar Gashi, duke u tallur kështu me kërkesën e emisarit special të presidentit Donald Trump për heqjen e plotë të taksës dhe reciprocitetit ndaj Serbisë.

Mirëpo, pas pak kohësh, ai e ka fshirë postimin për të shkruar një të ri ku bën thirrje për rezistencë ndaj paralajmërimeve të Grenellit dhe Hashim Thaçit.

Lexo edhe:

​Rifillimi i dialogut me Serbinë, këshilltari i kryeministrit të shkarkuar paralajmëron rezistencë