Këshilltari i Osmanit – PSD’së: Po aktron opozitën dikush që nuk po e kalon as pragun

Këshilltari i Osmanit – PSD’së: Po aktron opozitën dikush që nuk po e kalon as pragun

Këshilltari i presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, Faton Peci, ka komentuar lidhur me reagimin e Partisë Socialdemokrate ndaj presidentes Osmanit, për çka thotë se ky reagim “ngjallë neveri”.

Madje ai e kritikon PSD-në se po aktron “opozitën” derisa nuk po arrinë “të kapë as pragun”.

“Përpara se të bëni veprime, verifikoni faktet. Presidentja nuk përdorë fare veturë të Presidencës”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

Madje, ai tutje shton se ky “mllef” ka të bëjë më shumë me defaktorizimin e tyre si subjekt, i cili nuk ka guxim as të marrë pjesë në zgjedhje.

“Sigurisht, shpifja e juaj është nxitur edhe nga sondazhet e fundit, me të cilat Vetëvendosje dhe Lista Vjosa, me një listë të përbashkët do ta marrin shumicën në zgjedhjet e 14 shkurtit. Prandaj, të dëshpëruar socialdemokratë (PSD), ndërkaq karvani i fitores ecën, ju mund ta vazhdoni aktivitetin tuaj dhe të vendosni bilboarde gjithandej, sepse është e vetmja mundësi e juaja që të dilni në publik!”, ka shkruar tutje Peci. /Insajderi.com