Këshilltari i Pacollit me porosi për Marko Gjuriqin

Këshilltari i Pacollit me porosi për Marko Gjuriqin

Këshilltari i zëvendëskryeministrit të parë, njëherësh shefit të diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ia ka bërë të qartë të ashtuquajturit drejtor të Zyrës serbe për Kosovën, se Prishtina zyrtare do t’i arrestojë kriminelët serbë që kanë kryer krime ndaj popullsisë së pafajshme.

Marko Gjuriq duhet të përqendrohet që Serbia* ta bëjë punën e vet për të arrestuar kriminelët e luftës dhe për të mos lejuar ata të ecin lirshëm, thotë Zyberaj.

Ai në një postim në Facebook shkruan se propaganda e Serbisë* për t’i shpëtuar drejtësisë nuk do të funksionojë, pasi Kosova gjithmonë do t’i ndjekë kriminelët e luftës dhe do t’i sjellë para drejtësisë.

“Kosova do t’i arrestojë herë-do-kur kriminelët serbë që kanë kryer krime. *Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit (pas Luftës së Dytë Botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon”, potencon Zyberaj.