Këshilltari i Pacollit publikon dëshmi për krime lufte – kërkon hetim ndaj Ljubishq Dikovic

Këshilltari i Pacollit publikon dëshmi për krime lufte – kërkon hetim ndaj Ljubishq Dikovic

Jetlir Zyberaj, këshilltari i Ministrit në largim të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, ka publikuar disa dokumente për të cilat thotë se janë dëshmi për krime gjatë luftës në Kosovë ndaj, Ljubishq Dikovic, ish-komandant në kohën e Jugosllavisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zyberaj ka shkruar se Dikovic ka dhënë urdhër për vrasjen e shqiptarëve, fëmijëve me ç’rast sipas Zyberaj ai kishte marr pjesë edhe vetë në vrasje të tilla, raporton Gazeta Insajderi

“Ljubishq Dikovic personalisht ka mbikëqyrur situatën në zonën nën kontrollin e tij dhe personalisht ka dhënë urdhra se si ushtria duhet të manovrojë. Ai personalisht ka dhënë urdhra për vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm, përfshirë fëmijë, dhe personalisht ka marrë pjesë kur ndodhnin vrasje të tilla”, ka shkruar Zyberaj.

Tutje Zyberaj ka shkruar se “Ky është një nga dokumentet e shumta që tregojnë përfshirjen e Dikovic në vrasje masive. Prokurorët e Kosovës kanë dosjet për të paditur urgjentisht Dikovic”./Insajderi.com

Ljubishq Dikovic personalisht ka mbikëqyrur situatën në zonën nën kontrollin e tij dhe personalisht ka dhënë urdhra se…

Gepostet von Jetlir Zyberaj am Montag, 23. Dezember 2019