Këshilltari i presidentit denoncon publikisht një militant të Kurtit

Këshilltari i presidentit denoncon publikisht një militant të Kurtit

Adil Behramaj, këshilltari i Presidentit të vendit, ka deklaruar se militantët e VV-së po ushtrojnë presion politik kundër Hashim Thaçit. Ai ka thënë se këtë po e bëjnë duke dërguar mesazhe në emailin e tij.

Behramaj ka denoncuar publikisht një militant duke publikuar mesazhet e tij.

“Përpjekjet për ta penguar Presidentin e Republikës së Kosovës në ushtrimin e detyrave zyrtare, që përmes presionit politik ta detyrojnë të mos e ushtrojë rolin kushtetues, përveç që janë vepra penale, relativisht janë argumente shumë të mira nëse lënda përfundon në Gjykatën Kushtetuese. Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës do të duhej t’i merrnin masat e nevojshme ligjore ndaj këtyre shantazhuesve të paskrupullt politikë!”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com/