Këshilltari i Presidentiti thotë se 40 mijë kosovar po e shohin Presidentin, Insajderi dëshmon të kundertën

Këshilltari i Presidentiti thotë se 40 mijë kosovar po e shohin Presidentin, Insajderi dëshmon të kundertën

Këshillatari politik i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka ironizuar me intervistën e mbrëmshme të kryministrit Kurti duke thënë se “A ua hapim tash kufirin kinezëve, indianëve dhe egjiptianëve për ta shikuar intervistën e presidentit? Jo bre, po tallem”.

Këto komente Behramaj i ka bërë përmes një statusi në Facebook. Ai ka shtuar se mbi 40 mijë kosovarë po e përcjellin presidentin në kohë reale, duke iu rferuar intervistës së Presidentit në T7.

“A ua hapim tash kufirin kinezëve, indianëve dhe egjiptianëve për ta shikuar intervistën e presidentit? Jo bre, po tallem. 🤣 Mbi 40 mijë kosovarë po e përcjellin presidentin në kohë reale. Pa pagesë. Pa truqe. Më e rëndësishme është të jesh, se të dukesh që je. Kur edhe shikimet e qytetarëve i blejnë, ata nuk lënë gjë pa bërë. Të tillët janë personazhe tragjikomike. Si komediograf mund të kenë sukses, por ata shkruajnë vetëm komedi dhe nuk e bëjnë historinë!”, ka shkruar Behramaj.

Mirëpo, këshilltari i presidenti, siç duke nuk është në njohuri se edhe shefi i tij ka aktivizuar militantë për t’ja rritur shikushmerinë.

Gazeta Insajderi ka raportuar se militantët dhe përkrahësit e tij  e Thaçit – ia kanë shpërnda intervistën edhe në faqet argjentinase. Intervista e të parit të shtetit është shpërnda në faqen “MUSICA DEL LOS ’80”, të Argjentinës.

Përpos, faqes nga Argjentina, intervista e Thaçit është shpërnda edhe në shumë faqe të huaja angleze.