Këshilltari i Thaçit, Bislim Zyrapi jep detaje të reja për ftesën nga Gjykata Speciale

Këshilltari i Thaçit, Bislim Zyrapi jep detaje të reja për ftesën nga Gjykata Speciale

Këshilltari i presidentit të Kosovës dhe njëkohësisht ish-shefi i Shtabit të UÇK-së Bislim Zyrapi është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Zyrapi ka thënë përmes telefonit se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese dhe se do të intervistohet më 4 gushtë nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

“Jam i ftuar si i dyshuar dhe normalisht do t’i përgjigjem dhe do të shkojë në Hagë. Ftesa me ka ardhur pë 4 gusht”, ka deklaruar ai pë t7, shkruan Insajderi.

I pyetur nëse ai e di edhe për personat e tjerë që ka ftuar Gjykata Speciale, ai ka thënë se nuk ka informacione të tjera, përvec se është ftuar ai nga Gjykata Speciale.

Gjatë ditës së sotme është ftuar Ramush Haradinaj, i cili ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Po ashtu Hysni Gucati ka thënë se sipas informacioneve që kanë si OVL, Gjykata Speciale e ka ftuar edhe Sokol Bashotën dhe një grup të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Prizreni.