Blerim Shala, këshilltar i presidentit të vendit Hashim Thaçi ka thënë se procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të udhëhiqet me parimet e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Në një intervistë në emisionin “Rubikon”, Shala ka thënë se ekipi negociator më Serbinë duhet të jetë gjithëpërfshirës.
“Ne synojmë dhe presim që brenda javës duhet të ketë ekip”, ka thënë Shala.
Mirëpo këshilltari i Thaçit ka thënë se me parimet të cilat ka Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj nuk mund të ecë përpara procesi.
“Ne e dimë që Vetëvendosja dhe Albin Kurti i ka parimet e veta. Mund t’i respektoj parimet e tij po me ato parime nuk mund të ecë ky proces”, ka thënë Shala.