Bolton dhe Trump

Këshilltari që ishte për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë: Trump është naiv dhe i rrezikshëm

John Bolton është ish-këshilltari i Trump që kishte thënë se nëse Kosova e Serbia duan, atëherë mund të bëhet shkëmbimi i territoreve. Kështu fitohej përshtypja se SHBA-të janë për këtë ide. Megjithatë, Richard Grenell, tani një nga më të afërtit e Trump, ka thënë se ishte ideja e vetë Boltonit të deklarohej pro shkëmbimit dhe jo e presidentit Trump.

Këshilltari që ishte për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë: Trump është naiv dhe i rrezikshëm

Ish-këshilltari i Donad Trump për Siguri Kombëtare dhe njeriu që u tha se e shtynte përpara agjendën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë, John Bolton, ka thënë se presidenti Trump është “naiv dhe i rrezikshëm”, në një intervistë për ABC News, njofton Insajderi.

Ai gjithashtu ka deklaruar se shpreson shumë se Trump do të mbahen mend si presidenti që shërbeu veç një mandat.

Këto komente të Bolton vijnë pas librit që po përgatitet për të dal në shitje me emrin “Dhoma ku ndodhi”.

Shpresoj se historia do ta mbajë mend si presidenti i një mandati, i cili megjithatë nuk e zhyti vendin në një spirale të pakthyeshme nga e cila nuk do të mund të ktheheshim më”, ka thënë Bolton duke shtuar se me veç një mandat Trump, nuk ka mundur të bëjë shumë dëme, por nëse i jepet edhe një atëherë situata mund të përkeqësohet.

Bolton ka vazhduar me përshkrimin e tij negativ për Trumpin.

“Nuk është i gatshëm për atë zyre. Nuk ka kompetencën e duhur për punën e presidentit. As nuk besoj se është republikan konservator për kah bindjet. Nuk do të votojë për të në nëntor. Por, as për Joe Biden nuk do të votojë”./Insajderi.com