Adil Behramaj, këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ka kritikuar propozimet që të shpallet “orë policore” që nga ora 21:00 e mbrëmjes e deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Behramaj është shprehur se kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve mund të bëhet vetëm kur shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme. Në të kundërtën, sipas tij, asnjë institucion nuk ka mandat t’ua mohojë atyre liritë dhe të drejtat themelore.
“Nëse Qeveria e Kosovës ka marrë zyrtarisht vendim për “orën policore”, duke ndaluar lëvizjen e njerëzve nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ajo sapo paska marrë një vendim të kundërligjshëm dhe antikushtetues”, ka shkruar Behramaj.
“Kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve mund të bëhet vetëm kur shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme. Në të kundërtën, asnjë institucion nuk ka mandat t’ua mohojë atyre liritë dhe të drejtat themelore”, thuhet tutje në shkrimin e tij në Facebook./ Insajderi.com